Ka shkuar në 10 numri i viktimave si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë gazi në Yima, në Kinën qendrore.

Nga shërthimi ka patur 19 të plagosur dhe 5 të humbur.

Sipas njoftimeve të mediave kineze, shpërthimi shkatërroi shumë banesa që ndosheshin tre kilometra larg.

Në Kinë, aksidentet në fabrikat e gazit janë të zakonshme, megjithë urdhrat e qeverisë qendrore për të përmirësuar sigurinë në to.

Më shumë se 60 vetë vdiqën në muajin mars nga një shpërthim kimik në një fabrikë në provincën lindore të Jiangsu.

Ndër incidentet më serioze, ishte shpërthimi i vitit 2015 në një depo kimike në qytetin port të Tianjin, i cili vrau 173 persona, shumica prej të cilëve ishin zjarrfikës dhe oficerë policie.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME FSHATIN SHQIPTAR NË BULLGARI, I THEMELUAR NË VITIN 1636
Artikulli tjetërÇFARË ËSHTË GRIPI I SYRIT DHE SI MUND TË KUROHET