44 viktima përfshi edhe 12 zjarfikësa dhe qindra të plagosur është bilanci i një shpërthimi me përmasa të frikshme i kontenierëve me eksploziv në qytet-portin kinez Tianxhin. Mediat zyrtare në Kinë flasin për 520 persona që janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit që ndodhet në Lindje të Pekinit, ku 66 prej tyre janë rënde.
Sipas agjensisë kineze të lajmeve shpërthimi ndodhi në portin e Tianjin në një depo mallrash të rrezikshëm kimike. Përveç numrit të lartë të viktimave , shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale duke shkatërruar dyert dhe dritaret e ndërtesave përreth. Mediat kineze bëjnë me dije se shpërthimi i pari ishte i barabartë me 3 ton eksploziv ndërsa i dyti me 21 ton. Menaxherët e depos ku ndodhi shpërthimi tashmë janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet kineze, për të zbardhur shkakun e plotë të ngjarjes. Presidenti Xi Jinping i bën thirrje autoriteteve të shpëtimit të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Tianjin është porti më i madh në juglindje të Pekinit dhe është i populluar nga 15 milionë banorë.