Zbulohen mesazhet e kryepolicit Ilir Proda për vartësit e tij pak orë para protestës së opozitës, e cila ka paralajmëruar bllokimin e disa pikave nevralgjike të qarkullimit nga Veriu në Jug.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda i ka dhënë porositë vartësve të tij lidhur me protestën që do të zhvillojë opozita sot, e cila ka paralajmëruar bllokim të disa akseve kryesore në vend.

Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Po kështu, Proda ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Kryepolici i ka kërkuar të kenë kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë ka qenë dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme. Gjithashtu, Proda ka kërkuar të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.

Dje në njoftim zyrtar Policia e Shtetit deklaroi se çdo qytetar ka të drejtën e tubimit, por se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Artikulli paraprakKUSHTE TË QËNDRUESHME ATMOSFERIKE, MJEGULLINË LOKALE, JA SI DO TË JETË MOTI SOT
Artikulli tjetër“JAM I BURGOSUR POLITIK”/ SALIANJI LETËR AMBASADORËVE DHE EURODEPUTETËVE: MOS U BËNI DËSHMITARË TË VENDOSJES SË NJË REGJIMI TË RI NË EUROPË