Bashkia Shkodër prej kohesh ka ndërtuar një sere dyqanesh te cilat janë te instaluara pranë stacioneve te autobuzeve numri me i madh i te cilëve nuk është përdorur nga linjat aktuale te autobuzeve asnjehere.
Por nëse ceshtja e stacioneve qe mbetet një problem i pazgjidhur mes urbaneve dhe institucionit te bashkisë kjo e fundit ka nxjerre jashtë kontrolli edhe dyqanet përkrah te cilat kane filluar te tregtojnë çdo mall sipas deshires duke zaptuar edhe ambientet jashtë kioskave te përcaktuara. E tille është situate thujase ne te gjitha rruget kryesore te qytetit.Ne lagjen Rus pranë zonës te ish sahatit dyqani i bashkise ka shtrire aktivitetin e tij privat pergjate siperfaqes se stacionit te urbaneve. Per te vijuar tek kryqezimi i “Prek Calit” aty ku kioska perdor trotuaret per te shitur fruta-perime. Ndërsa e njejta situate shihet qarte edhe tek zona e spitaleve. Kioska e lëshuar nga Bashkia me logon e kësaj te fundit ka zaptuar edhe rrethimin e maternitetit te metropolit verior.Te gjitha këto pika qe taksen mujore e paguajnë pranë institucionit te Bashkisë Shkodër duhet ti nënshtrohen një kontrolli me te imtesishem ne mënyre qe kioskat te mos përdorin hapesirat publike për te zgjeruar aktivitetin e tyre privat.