Banorët në rrugën “Karvanej” në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm i kanë vënë flakën mbeturinave pranë ish shkollës veterinare .

Prej kohësh, kjo lagje është kthyer në një nga më të ndoturat për shkak të sasisë së mbeturinave që depozitohen aty. Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj lagje djegin mbeturinat në këtë mënyrë.

Ajo që bie më shumë në sy është pastrimi i koshave të mbeturinave, por jo i trotuarit përreth tyre. Një veprim i tillë i ka indinjuar banorët duke bërë që një prej tyre ti vërë flakën një pjesë të madhe të mbeturinave të hedhura në këtë zonë.

Pasojat e zjarrit kanë qenë të konsiderueshme, pasi përveç erës së rëndë të shpërndarë në ajër, është dëmtuar edhe shtylla elektrike pranë vatrës së zjarrit. Një shtyllë kjo e amortizuar prej vitesh, e cila nga dita e sotme do të kthehet në një problem edhe më të madh për banorët që jetojnë në këtë zonë.

Depozitimi i mbeturinave pranë koshave përkatës ëshët një ndër problemet më të diskutuara në këtë lagje. Përveç rrezikut për përhapje të sëmundjeve tek banorët që jetojnë në rrugën “Karvanej”, ky landfilld në mes të rrugës krijon një imazh të shëmtuar për këtë zonë.

Artikulli paraprakLIVING – 09.02.2019
Artikulli tjetërDRITAN DAJTI, VETËM GJYQTARËT E SHKODRËS KUNDËR