Arqipeshkvi i Shkodër-Plut Imzot Angelo Massafra ka reagur për herë të parë në lidhje me denoncimin e bërë nga shtetasi Alfons Ulbani i cili ka akuzuar kishën katolike Shkodër për dhunimin e pronës së tij private pranë kishës së Shën Kollit. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra hedhë poshtë akuzat e bërë nga shtetasi Alfons Ulbani.
Arqipeshkëvi thekson se toka është dhuruar nga vetë babai i Alfons Ulbani përpara se të ndërronte jetë për kishën. Arqipeshkëvi thotë se kisha ja ka lënë në dorë drejtësisë zgjidhjen e këtij problemi por sipas tij institucionet e drejtësisë nuk po bëjnë asgjë për t’a zgjidhur këtë problem.
Imzot Massafra thekson se deri sa ky problem të zgjidhet kisha e Shën Kollit në Shkodër nuk mund të shpallet famulli pasi kisha duhet të ketë mjediset e saj për të zhvilluar punë baritore që të marrë këtë status.
Në mars të këtij viti shtetasi Alfons Ulbani banues prej vitesh në Itali e bëri këtë rast publik në media duke pretenduar se kisha po i merr shtëpinë gjë të cilën e kundërshtoi arqipeshkëvi Massafra. Ndërkohë që deri më tani akoma nuk është dhënë një vendim nga instutionet e drejtësisë për këtë rast.