Unike në llojin e saj, ku dikur kryente shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën, kisha e “Shën Mërise” në Kurbin po tërheq vemendjen e vizitoreve të shumtë. E ndodhur në fshatin me të njejtin emer ky objekt kulti 1500 vjeçar monument kulture, është kthyer në epiqendren e të krishtereve dhe myslimaneve nga zona të ndryshme të vendit.

Besimtaret thonë se kane shumë besim tek kisha e Shën Mërisë, por problem mbetet infrastruktura, pasi rruga që të çon drejt këtij objekti kulti është e degraduar.

Bazilika mesjetare e Shën Mërisë ndodhet në fshatin, ku pjesa më e madhe e banoreve janë mysliman, por pavarësisht besimit ata kujdesen dhe luten në këtë objekt kulti. E ndërtuar me një teknikë romake, kisha konsiderohet një ndër objektet më të rralla të kultit në Shqipëri.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LAÇ, AUTOMJETI PËRPLAS PËR VDEKJE 72-VJEÇAREN
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA LEGJENDA E VOLEJBOLLIT GJINO MJEDA