Eshtë shumë pak e njohur, por me vlera të jashtëzakonshme historike.Bëhet fjalë për kishen e “Shën Mitrit”, e cila ndodhet në Bukmir të Mirditës.Ky objekt kulti i cili është shembur thuajse plotësisht i përket shekullit të 13 dhe është ndër më të vjetrit në zonen e Mirditës, qender e katolicizmit në Shqipëri.Bukmira ka patur popullsi që në kohen e Ilireve dhe këtë e dëshmojnë varret e gjetura thotë një prej banoreve të kësaj zone.

Kjo kishe nuk është monument kulture i mbrojtur nga shteti, por banoret në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Dioqezen e Rrëshenit kërkojnë që objekti i kultit të restaurohet, pasi është një vlere për zonen.

Qarku i Lezhës është një zonë e pasur me objekte kulti qindravjeçare, por pjesa më e madhe e tyre ndodhen në gjendje të mjerueshme përshkak të mungeses së përkujdesjes.

Artikulli paraprakINVESTIMET NË NJËSINË ADMINISTRATIVE GUR I ZI
Artikulli tjetërFERMERI: PLEHRAT KIMIK ME GURË, KUSH I KONTROLLON?