Një kishë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Dhivër Bashkia Finiq.
Zjarri ka rënë në kishën e Shën Spiridhon. Vatra e zjarrit është ende aktive dhe zjarrfikset e Finiqit nuk kanë mbërritur në vendngjarje.
Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është përhapur edhe tek varrezat rreth kishës, ndërsa banorët po kontribuojnë për shuarjen e flakëve.