Në Bazilikën e Nënës së Këshillit të mirë, në Vigjilje të festës së Zojës së Papërlyer, u kremtua mesha e shenjtë, e udhëhequr nga rektori i Bazilikës, dom Artur Jaku. Pas meshës, në prani të besimtarëve, u bekua Betlehemi dhe u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes, nën atmosferën e festës së organizuar nga të rinjtë. Solemniteti i Zojës së Papërlyer shërben si kohë për të reflektuar mbi gëzimin e madh të dhuratës së Zotit për njerëzimin nëpërmjet Marisë dhe për të njohur me qartësi më të madhe, të vërtetën se çdo qenie njerëzore është krijuar nga Zoti për të përmbushur një mision të veçantë që vetëm ai mund ta përmbushë. Pas meshës së shenjtë, bekimit të Betlehemit dhe ndezjes së dritave të pemës, Rektori i Bazilikës Nëna e Këshillit të Mirë në Shkodër, dom Artur Jaku dha një mesazh për besimtarët.

Të rinjtë e kësaj Bazilike treguan përfshirjen e tyre në realizimin e Betlehemit.

Bekimi i Betlehemit, ndezja e dritave të pemës u shoqërua edhe nga festa e përgatitur nga të rinjtë e bazilikës Nëna e Këshillit të Mirë.

Artikulli paraprakRRUGA “ISA JAKUPI” E AMORTIZUAR PREJ VITESH
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA RRUGORE GJOBA PËR SHKELJE, APEL PËR DREJTUESIT E MJETEVE