80 vjetori I ndarjes nga jeta I At Gjergj Fishtës është ujtuar përmes një meshe përkujtimore nga Kisha Françeskane në Shkodër. Atë Aleksandër Tanushi cilësoi Fishtën si një nga personalitetet më të shquara të vendit ndërsa vlerësoi kontributin e tij në letërsinë shqiptare.
Ndërkohë, Atë Aleksandër Tanushi bëri edhe një paralelizëm sa I takon kontributit të drejtuesve të sotëm politik duke treguar se vendi ka nevojë për më shumë drejtues që e duan dhe vlerësojnë atdheun sikur Atë Gjergj Fishta.
Pas meshës përkujtimore për Atë Gjergj Fishën, anëtarë të Shoqnisë Kulturore “Illyricum” interpretuan vargje dhe këngë të poetit.