MASSAFRA: ME BEKIME DHE LUTJE FILLOJMË KREMTIMET PËR JAVËN E MADHE TË PASHKËS. Kisha Katolike ka kremtuar kete te diele bekimin e larit, një kremtim i cili ka filluar me bekimin e larit ne Kishën Françeskane
për te vijuar me tej me një proçesion qe u pri nga qindra besimtare kënge dhe lutje duke u përmbyllur ne Katedralen e Shën Shtjefnit me meshën shenjte . Me te dielën e larit dhe bekimin e tij fillon java e madhe e Pashkës për besimtaret e krishtere ne te gjithë boten. Ky rit i paraprin kremtimeve për te gjitha ditet e javes e cila nga Kisha Katolike njihet si Java e Madhe dhe qe kulmon me te Premten e Zeze kur sipas doktrines se Krishtere Jezusi kryqëzohet dhe me te Dielen e Ringjalljes se Birit te Zotit.