Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë përmes Presidentit të saj Angelo Massafra, njëkohësh edhe arqipeshkëv i Shkodrës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Papa Benediktit XVI duke thënë se Ati i Shenjtë do ta presë në përqafimin e tij dhe t’i japë paqen e të drejtëve. Ja se çfarë shkruan Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë në mesazhin e plotë pas ndarjes nga jeta të Papa Benediktit të XVI:

“Ipeshkvinjt e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë me dhimbje mësuan lajmin e vdekjes së Papa Emeritus, Benediktit XVI.

Ndërsa i shprehim falenderimet e tij Zotit për dhuratën që i ka bërë Kishës dhe botës me personin e tij, si një bari i urtë dhe i ndritur, që e deshi kaq shumë popullin tonë me shenja të dukshme afërsie dhe kujdesi atëror, i lartëson tek Zoti, Ati i Mirë dhe i mëshirshëm dhe i lutet që ta presë në përqafimin e tij dhe t’i japë paqen e të drejtëve.

Të gjithë besimtarët katolikë janë gjithashtu të ftuar të bashkohen në lutje, së bashku me klerin e tyre, për të shfaqur konkretisht afërsinë e tyre të dashurisë dhe besimit me Selinë Apostolike”, thuhet në njoftimin e plotë të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

 

Artikulli paraprakRRËFIMI I FUNDIT I MJESHTRIT TË MUZIKËS KUJTIM ALIJA
Artikulli tjetërRËNDOHET TRAFIKU NË PRAG TË NDËRRIMIT TË VITEVE