Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë përmes kryetarit Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës ka dalë me një deklaratë duke i bërë thirrje politikës në Shqipëri që të ndalojë fenomenin e shpopullimit të vendit si shkak i emigrimit masiv.

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore tha se përgjegjësitë për shpopullimin e vendit nuk janë vetëm të atyre që udhëheqin Shqipërinë.

I pyetur nëse është një zgjidhje ardhja e emigrantëve nga vendet e treta në Shqipëri si krah pune për shkak të shpopullimit, arqipeshkëvi Massafra u shpreh se emigrantët duhen respektuar dhe integruar por nevojiten politika emergjente që shqiptarët të mund të punojnë në vendin e tyre.

 

Artikulli paraprak“ZHURMAT PËRTEJ SKENËS” NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetër15 VJETORI I SHKOLLËS AUSTRIAKE “PETER MAHRINGER”