Kisha Katolike Shqiptare është solidarizuar me popullin turk pas tërmetit fatal që përfshiu Turqinë një ditë më parë. Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare i ka dërguar një letër Konferencës Ipeshkvnore turke si shenjë mbështetje ndaj popullit turk në këto ditë të vështira ku dhimbja është e madhe për viktimat dhe ata që ndodhen ende nën rrënoja.

Ndërkohë në meshën e shenjtë të kremtuar në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore shprehu gjithashtu solidaritetin e kishës katolike për Turqinë.

Kisha katolike shqiptare është pranë popullit turk me të gjitha format e mundshme pas tërmetit që mori jetën e më shumë se 5 mijë personave dhe mbi 20 mijë të plagosurve ndërsa shumë të tjerë ndodhen ende nën rrënoja.

 

Artikulli paraprakDITA MË E FTOHTË, ARRSH: TË GJITHA RRUGËT TË HAPURA
Artikulli tjetërLUFTARAK QË NË NISJE TË JETËS, NXIRRET I GJALLË PAS 29 ORËSH NGA RRËNOJAT FËMIJA 2 MUAJSH