Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra, njëkohësh edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i bëri thirrje shtetit shqiptar që shëndetësia për të sëmurët e varfër të jetë falas.
Një ditë pas hapjes së sesionit të ri parlamentar, Arqipeshkëvi Massafra ka një mesazh për krerët më të lartë duke i kërkuar atyre që të lënë luftën e kotë politike pasi shqiptarët janë lodhur dhe se vendi po zbrazet.
Në Shkodër, 3 institucione që bashkëpunojnë me Kishën dhe kanë varësi aktualisht kujdesen për mbi 300 të sëmurë, pjesa më e madhe të varfër. Një prej tyre është edhe Kuvendi i Motrave të Nënë Terezës që ka afro 100 të sëmurë.