Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Angelo Massfra në ditën kombëtare për jetën deklaroi se Kisha e kundërshton fort abortin e fëmijëve duke e cilësuar si një veprim të padrejtë si dhe vrasjet që ndodhin. Arqipeshkëvi i Shkodrës tha se vazhdon që të ketë diskutime se aborti duhet të lejohet por kjo sipas kishës bie në kundërshtim me Zotin dhe moralin njerëzor….
Kreu i kishës katolike të Shqipërisë i bëri thirrje të gjithëve që të heqin dorë nga gjërat e këqija dhe pasuria përmes të keqes për t’u bërë njerëz të mirë në këtë botë në ndjekie të shembullit të Jezusit…
Massafra ka edhe një thirrje për të krishterët që të shpallin Ungjillin si libri i shenjtë i Zotit…
Mesha e shenjtë në ditën kombëtare të jetës u kremtua këtë të dielë në katedralen “Shën Shtjefni” në qytetin e Shkodrës.