Kisha Ortodokse e Shkodrës është nderuar me titullin “Mirënjohja e Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Shkodër. Titutllin e ka dhënë kryetarja e këtij këshilli Greta Bardeli e cila ka një afrimitet me komunitetet fetare në Shkodër.
Në ditën e madhe të festës së shenjtë të Pashkëve Ortodokse, famullitari i kësaj kishe në Shkodër At Nikolla Petani falenderoi për akordimin e titullit “Mirënjohja e Qarkut” dhe tha se vjen pas një kontributi të gjatë 25 vjeçar të kishës ortodokse në qytetin e Shkodrës dhe përtej.
Titulli “Mirënjohja e Qarkut” për kishën ortodokse dhënë nga Këshilli i Qarkut Shkodër do jetë një stimul për më tej për të qenë sa më të bashkuar dhe të barabartë. Falenderimi dhe mesazhi i famullitarit at Nikolla Petani erdhi pas pritjeve zyrtare që u bënë në Kishën Ortodokse të Shkodrës për festën e shenjtë të pashkëve.