Në Shkodër u zhvillua një takim i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare për të përkujtuar 400 vjetorin e Kongregatës të Propagandës Fide, një institucion që merret me doktrinën e fesë në selinë e Shenjtë në Vatikan. I pranishëm ishte Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili tha se ëndrra e Papës është shndrrimi misionar i Kishës.

Arqipeshkëvi i Shkodrës, njëkohësh kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare Angelo Massafra deklaroi se pa Kongregatën e Propagandës Fide nuk do të dihej se cili do të ishte fati i kishës katolike në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë.

Në konferencën ipeshkvnore të Shqipërisë për 400 vjetorin e Propagandës Fide morën pjesë të gjithë Ipeshkvinjtë e kishës katolike shqiptare.

 

Artikulli paraprakSHKRIMTARI ALFRED ÇAPALIKU NË FESTIVALIN LETRAR
Artikulli tjetërNDRECA: PROPAGANDA FIDE NDIKIM NË PAVARËSINË E SHQIPËRISË