Dy turiste tuniziane kanë humbur rrugën këtë pasdite në Valbonë.

Mësohet se bëhet fjalë për dy gra të moshës 41 dhe 46 vjeçe. Ato kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale. Pas disa orësh kërkime policia ka arritur të gjejë dy turistet të cilat më pas janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion-Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve tuniziane.

Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.

Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.

Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

Artikulli paraprakSHERR NË ULQIN, NJË PERSON I PLAGOSUR ME THIKË, TRE TË LËNDUAR
Artikulli tjetërSOT DALIN PËRGJIGJET E LOTARISË AMERIKANE, KUR DHE KU MUND TË KONTROLLONI NËSE E KENI FITUAR