Shkuan për trajnim, dezertojnë në Londër 4 komando shqiptarë.Prokuroria: Në një muaj 16 ushtarë janë larguar
Arratisja e katër ushtarakëve shqiptarë nga trajnimi ushtarak në një bazë në Angli, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për akuzën e “Mosparaqitjes në repart”. Hetimet kanë nisur nga seksioni ushtarak në prokurorinë e kryeqytetit. Kallëzimi është depozituar nga Policia Ushtarake, që është në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.
Ende nuk dihen emrat e katër ushtarakë që kanë dezertuar nga baza ushtarake, ku kishin shkuar për tu trajnuar. Prokuroria thotë se nga fillimi i tetorit deri në mesin e nëntorit 2017 janë depozituar nga policia ushtarake 16 kallëzime penale kundër efektivë të ushtrisë që kanë vendosur të thyejnë betimin dhe mos paraqiten në repart.