Ayse Karatay është një grua turke 116-vjeçare që kaloi koronavirusin. Sipas agjensisë turke të lajmeve DHA, e moshuara u shtrua në spital muajin e kaluar, ku rezultoi pozitive me Covid-19.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e shtruan në terapi intensive. Por, pas 3 javësh aty, gjendja e saj shëndetësore u përmirësua dhe doli nga spitali.

Djali i saj u shpreh se 116-vjeçarja kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kineze Sinovac.

Ayse Karatay bëhet në këtë mënyrë personi i dytë më i moshuar që i mbijeton koronavirusit. Në vend të parë është një murgeshë franceze, e cila u infektua me Covid-19 në moshën 117 vjeç dhe e kaloi me simptoma shumë të lehta.

Artikulli paraprakNË KOSOVË 77 % E PUNONJËSVE TË ARSIMIT JANË VAKSINUAR, ENDE NUK DIHET NËSE MËSIMI DO TË NISË MË 13 SHTATOR
Artikulli tjetërTRE VENDE TË BE DALIN HAPUR KUNDËR REFUGJATËVE AFGANË: NUK KA VEND PËR TA NË EUROPË