Klandestinet shqiptarë problem për kalimin e tyre në portet e Holandës.Qindra shqiptarë janë kapur gjatë gjashtëmujorit të parë

Autoritetet holandeze konsiderojnë se klandestinet shqiptarë përbëjnë problem për kalimin e tyre në portet e Holandës. Qindra shqiptarë janë kapur gjatë gjashtëmujorit të parë në këto porte nga policia Ushtarake dhe siç duket, masat shtrënguese të qeverisë nuk po japin ende efektin e duhur. Pavarësisht masave shtrënguese të Qeverisë Holandeze, problemi i klandestinëve shqiptarë në portet Holandeze duket që është larg zgjidhjes. Kjo pasi në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 plot 320 shqiptarë janë kapur nga autoritetet e kufirit. Policia Ushtarake, që është përgjegjëse për pikat te kalimit kufitar në Holandë, ka shtuar ndjeshëm patrulimet e saj në porte, por siç duket këto masa nuk kanë trembur aspak klandestinët shqiptarë. Kjo pasi mesatarisht rreth 55 shqiptarë në muaj zbulohen nga Policia dhe po ashtu përbën një rritje drastike nëse krahasohen shifrat me vitin 2015. Konkretisht, në 6 muajt e parë të vitit 2015 105 shqiptarë u ndaluan nga Policia Ushtarake, krahasuar me 320 në 2016-ën. Thënë ndryshe, kjo është një rritje nga mbi 300 përqind. Shifrat vijnë pak muaj pasi Qeveria Holandeze vendosi të zbarkojë Ushtrinë në porte, për të shtuar mundësitë për kapjen e klandestinëve. Kjo pasi porti i Rotterdamit, është më i madhi në Europë, dhe për këtë arsye stafi i limituar i Policisë Ushtarake nuk ka mundësi të kontrollojë gjithë hyrjet e mundshme të shqiptarëve. Kjo pasi shqiptarët përdorin zakonisht kamionët e parkuar, në pritje për të hyrë në traget për të ikur në Angli.

Artikulli paraprakASGJESOHET GRUPI SHQIPTAR QE TRAFIKONTE DROGE DHE BARNA TE SHTRENJTA
Artikulli tjetërPORTI IDURRESIT,PORTA E PARE NGA DO TE HYJNE MBETJET E IMPORTUARA