Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “At Gjon Karma” në njësinë administrative Gur I Zi në bashkinë Shkodër janë përzgjedhur nga Fakulteti I Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë për të dhuruar një performancë tejet interesante nën tingujt e flautit.
Pedagogia e klasës së flautit Rozana Kuka thotë se nisma ka për qëllim promovimin e këtij instrumenti muzikor pak të vlerësuar ndërsa shton se Shkodra, si qytet I kulturës e ka pritur shumë mirë këtë organizim.
Ky ishte ndër aktivitetet e radha të këtij lloji të organizuara për nxënësit e shkollës “At Gjon Karma” në njësinë administrative Gur I Zi. Aktiviteti u organizua në ambjentet e Muzeut dhe Laboratorit Etnografik të kësaj njësie.