Paraqitjet e mira të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit kanë ngjitur ekipin kuqezi në renditjen e FIFA-s. Në klasifikimin e ri të publikuar për muajin Tetor, kombëtarja jonë ka fituar tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 63-të ku një muaj më parë ndodhej në 66-in.
Skuadra e Edy Rejas ka fituar 5.6 pikë me paraqitjet e fundit çka i kanë dhënë 3 vende më shumë në renditje ndërkohë që më ndryshe paraqitjet situata për Kosovën.
Dardanët për shkak të paraqitjeve të dobëta në ndeshjet e fundit, ka pësuar një rënie me 4 vende në klasifikim duke u pozicionuar në vend të 113 në renditjen e FIFA-s.
Ndërkohë lidhur me kreun e renditjes, vijon ta kryesojë Belgjika e ndjekur nga Brazili. Franca dhe Italia kanë fituar nga një vend në renditje duke u pozicionuar në vendin e 3 dhe të 4 respektivisht, teksa Anglia bie në vendin e pestë e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.