Muzika klasike u ngjit ne skenen e pallatit te kultures ne Lezhe. Ne kete qytet u organizua, edicioni i dyte i Klasiket n’Lissus, koncerti nga instrumentistet e klasave te muzikes te shkolles Beselidhja ne Lezhe. Pavaresisht se ngjitej per here te pare ne skenen e pallatit te kultures nje zhaner i tille, publiku e priti me shume duartrokitje.

6 nxenes sfiduan per te prezantuar dicka te re per artedashesit lezhjane. Ishte shume pune, studime dhe per protagonistet emocionet e percjellura reflektuan tek publiku qe nuk i kurseu duartrokitjet.

Klasiket n’Lissus 2, pati edhe mbeshtetjen e Bashkise Lezhe. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, tha se keta artiste demostrojne se shkolla Beselidhja po kthehet ne nje fidanishte qe po rrit talente qe po i japin nje tjeter ritem jetes kulturore te ketij qyteti.

Prej pak vitesh muzika klasike ka filluar te gjallerohet ne Lezhe, pasi jane nxenesit e muzikes te shkolles Beselidhja, qe po nxisin kultivimin e nje kulture te re muzikore ne kete qytet.

Artikulli paraprak“REFUGJATËT E PARË NË LEZHË BRENDA MUAJIT MAJ”
Artikulli tjetërSHUMËSPORTËSHI I VLLAZNISË TRE MUAJ PA PAGA