Ne barazim pa gola është mbyllur klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana.
Skuadrat ndajnë nga një pikë, çka kënaq deri diku kuqeblutë, sepse afrohen me Luftëtarin, ndërsa bardheblutë e rrisin edhe më hendekun me tre kryesuesit e superiores. Klasikja e futbollit shqiptar është luajtur për herë të parë në “Loro Boriçin” e rinovuar. Priteshin më shumë tifozë, nisur nga emri i dy skuadrave, por numri i tyre ka lënë sërish për të dëshiruar. Të dyja skuadrat, sipas mënyrës së tyre, kanë qenë gjithë kohës në kërkim të zhbllokimit të barazimit të bardhë, por kanë çaluar në finalizim. Bardheblutë bëjnë më shumë volum loje, sulmojnë rreedhshëm nga krahët, ndërsa shkodranët tentojnë përmes kundërsulmit t’i ndëshkojnë kryeqytetasit. Pjesa e dytë ka më shumë luftë sportive dhe raste të rrezikshme në portat respektive, por goli nuk duket gjëkundi. Skuadrat ndajnë nga një pikë, çka kënaq deri diku kuqeblutë, sepse afrohen me Luftëtarin, ndërsa bardheblutë e rrisin edhe më hendekun me tre kryesuesit e Superiores, që janë dhe rivalë kryesorë për titull.