Vllaznia do të ndeshet përballë Tiranës këtë të shtunë në “Kukës Arena”, në ora 14:00, në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Në konferencën përpara mediave, trajneri i kuqebluve, Migen Memelli u shpreh se skuadra do të kërkojë maksimumin nga ky takim.
Trajneri Memelli tha se në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta, ku lëshoi edhe një mesazh duke thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Vllaznia do të ndeshet përballë Tiranës këtë të shtunë në “Kukës Arena”, duke nisur nga ora 14:00 në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Për këtë ndeshje, trajnerit Memelli do t’i rikthehen nga dëmtimet edhe dy mbrojtësit e krahëve Geralb Smajli dhe Esin Hakaj.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, INFO POINT-I NDIHMESË PËR TURISTËT
Artikulli tjetërDRAGOSHI PRANË LARGIMIT NGA VLLAZNIA