Ndeshja klasike e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia nuk ka prodhuar fitues, pavarësisht rasteve nga të dy krahët.

Sfida e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore nuk prodhoi gola. 95 minutat  e takimit  u mbyllën me rezultatin e bardhë, 0-0.

Rastet e pastra për gol ishin me pikatore, por vlen të përmendet tronditja e traversës nga Hygor dhe ndërhyrja shpëtimtare e Sherrit, i cili devijoi në goditje këndi silurën e Idriz Bathës.Ne minuten e fundit te shteses prej 5 minutash, Vllaznia pati rastin me te paster per shenim por nuk arriti te shenoje.

Formacionet zyrtare:
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: M. Jonuz

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E TRAJLERIT FRIGORIFERIK
Artikulli tjetërAKSION POLICOR,DYSHIME PER ATENTATIN NDAJ PROKURORIT