Ditën e neserme në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të Kategorisë Superiores ajo e klasikes Shqiptare. Vllaznia do të mirëpres në shtëpi kryeqytetasit në një përballje që do marrë vëmëndjen e të gjithë sportdashësve shqiptarë.

Vlerën e kësaj ndeshjeje trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç e di shumë mirë prandaj dhe thekson se ekipi do të futet në fush për të fituar.

Në kuadër të këti takimi, sërisht do të ketë mungesa në formacionin e Vllaznisë por trajneri i kuqebluve nuk është i shqetësuar për këtë, përkundrazi ka besimin e plotë tek ekipi.

Ndërkohë në të njëjtën linjë me trajnerin Brdariç është dhe mesfushori i kuqebluve Eni Imami i cili është i sigurt që skuadra do të fitoj 3 pikët.

Kjo ndeshje luhet në kuadrin e javës së 21 të kategorisë superiore. Ndërkohë ekipi Shkodran vazhdon të mbaj vëndin e parë me 41 pikë.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI: SHKODRA KA PAGËN MESATARE MË TË ULËT
Artikulli tjetërPRESIDENTI META DEKRETON NDRYSHIMET NË LIGJIN “PËR KRYQIN E KUQ SHQIPTAR”: E SJELLIM NË STANDARDET E KOHËS