KLD i dërgon Nishanit kërkesën për shkarkimin e Andreas
U dënua për korrupsion në drejtësi me burg të konvertuar në tre vite shërbim prove, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i dërgon Presidentit shkarkimin nga rradhët e gjyqësorit të gjyqtares Majlinda Andrea. Andrea u dënua sëbashku me bashkëshortin e saj dhe tre shtetas të tjerë të përfshirë në veprën penale të korrupsionit në drejtësi me 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie për një pronë në zonën e Ksamilit. Por si u vendos nën akuzë gjyqtarja e lartë? Dhjetë muaj më parë në korrik 2016 prokuroria e përgjithshme bëri publik hetimin ndaj gjyqtares të përfshirë në korrupsion. Asokohe gjyqtarja u pezullua 3 shtetas u arrestuan ndërsa bashkëshorti i gjyqtares u arratis jashtë vendit për t’u vetëdorëzuar disa muaj më pas në polici. Në këtë skemë korrupsioni sipas prokurorisë u paguan 50 mijë euro tek bashkëshorti i gjyqtares i cili do të ndikonte tek bashkëshortja të jepte një vendim në favor të Cabirit dhe Linos. Këto para me vendim gjykate tashmë u konfiskuan për llogari të shtetit ndërsa ky vendim është i formës së prerë.