KLD shkarkon gjykatësit e dënuar për korrupsion e ngacmim seksual

U dënuan nga drejtësia me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon nga detyra gjyqtarin e Dhomës Civile Tiranë, Ibrahim Hoxha dhe gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo. Hoxha u dënua nga krimet e rënda me dy vite burg, dënim i cili u la në fuqi dhe nga apeli i krimeve. Gjyqtari u hetua dhe dënua me akuzën e korrupsionit ku në këmbim të 600.000 mijë lekëve ofroi një vendim pronësie në favot të një pale në proces trazhgimie për pronën. Ndëkoh gjyqtari Çobo u hetua e dënua me 1 vit e tetë muaj shërbim prove pasi ai u vu në akuzë për ngacmim seksual e shpërdorim detyre ndaj një qytetarje e cila me Çobon kishte seancat e divorcit me të shoqin në Gjykatën e Beratit. Ndëkohë në mbledhjen e sotme, KLD ka vendosur të shpallë dhe vendin vakant në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit të gjyqtarit Zamir Poda pasi ky i fundit ka mbushur moshën e pensionit

Artikulli paraprakPRIFTI GREK I MOHON NJË GRUAJE SHËRBIMIN FETAR SE ËSHTË SHQIPTARE
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON NDËRTESËN NË SHKODËR