Ky është Kledisoni, 12-vjeçari që edhe pse është ndryshe nga të tjerët di të bëjë shumë gjëra e ka pasione si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Nëna e Kledisonit, Mimoza është e fortë.
Ajo arrin të kapërcejë egërsinë e shoqërisë tonë por nuk fsheh brengën në shpirtin e saj kur të tjerët e shohin Kledison me përbuzje. Dhe këtë Kledisoni na e vërteton. Jo vetëm se ka mësuar të flasë por tashmë lexon edhe librat me përralla. Fletorja e Kledisonit është e mbushur me dhjeta ashtu siç ëndrrat për jetën i ka të mëdha. Ende shoqëria jonë nuk i koncpeton personat me aftësi ndryshe por duke goditur në shpirtin e tyre e zemrat e prindërve. Mimoza si nënë ka disa mesazhe. Kledisoni dhe çdo fëmijë tjetër kanë të drejtë të jetojnë, të lirë, me botën e tyre në mesin tonë. Askush nuk mund t’i përbuzë a përçmojë por të gjithë sëbashku t’i pranojmë si e vetmja mënyrë për t’u integruar duke ndërruar kulturën e mentalitetin e vrazhdë.