Rektori i shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”, dom Artur Jaku pas meshës së shenjtë tha se një shqetësim i madh për Shqipërinë mbetet emigracioni. Shqiptarët po emigrojnë u shpreh kleriku Jaku për shkak se në vendin e tyre nuk ka një të ardhme dhe se pasuria e vendit ndodhet në duart e një grupi të vogël personash. Shqetësuese është fakti se më i prekur nga emigracioni mbetet veriu i Shqipërisë.

Ndërkohë një tjetër shqetësim tha dom Artur Jaku është janë edhe emigrantët që vijnë nga vendet e treta drejt Shqipërisë apo jetët e humbura të këtyre emigrantëve në Detin e Mesdheut. Papa Françesku në konferencën për emigrimin në Marsejë të Francës e cilësoi detin mesdhe si deti i vdekjes.

Prej kohësh kisha katolike shqiptare bën thirrje në mënyrë që të ndalet emigracioni pasi Shqipëria po shpopullohet çdo ditë e më shumë nga largimet masive.

Artikulli paraprakDITA EVROPIANE E GJUHËVE TË HUAJA
Artikulli tjetërPELEGRINË ITALIAN VIZITË NË SHKODËR