Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate, ndërsa relatorja e çështjes Marsela Shehu ka deklaruar se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës.
Raportohet se KLGJ ka vendosur mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër.