Z.Gazmend Bardhi, me pjesëmarrjen tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, na keni treguar shumë të vërteta , që demokratët e Bashkisë Vau Dejës I kan dyshuar, por asnjëherë vërtetuar !

Ndërsa, Unë personalisht me Deklaratën tuaj nuk habitem, duke ditur shumë mirë marrëveshjet dhe pabesitë, që janë bërë ndaj Demokratëve dhe Rinisë së Vau Dejësit !
Deklarata juaj në mbledhjen e të ashtuquajturës “ Kryesia e Degës së PD Vau Dejës “ paralele me Kryesinë e Komisionit të Rithemelimit ose më saktë bashkangjitur asaj të Partisë së Lirisë Zotit Ilir Metaj, ku ju zhvilluat mbledhjen e rradhës, për tu vetëdeklaruar dhe mbajtur përgjegjësinë tuaj personale, për të përsëritur të ashtuquajturën marrëveshje të 2007-ës, që u bë si pabesi asokohe nga Zoti Berisha të Kandidatit të tij, kur Zef Hila Kandidoi I Pavarur !

➡️ Në fakt ju deklaroni dicka shumë të vërtetë, që në videon mëposhtë janë fjalët e shkëputura nga takimi I juaj I famshëm, por faktikisht unë do ta quaja “ TAKIMI I TË VËRTËTËS SË IDENTITETIT TUAJ “.
⚖️ QË QYTETARËT TË KUPTOJNË KU ANON PESHORJA E TË VËRTËTËS:

GAZMEND BARDHI DEKLARON:
➡️ “Madje me Zefin kemi diskutuar që në 2021-shin dhe prandaj unë: I qëndroj atij Vendimi me cfarëdo lloj kostoje personale, që në momentin ku Zefi është futur në listën për deputet. ”

➡️ “E kemi diskutuar bashkë edhe me Kryesinë e Partisë, që kjo do të ishte një fazë tranzitore e përfaqësimit të kësaj zone në Kuvend, duke qënë që nuk kishte përfaqësim tjetër, pra në nivel lokal, ne nuk kishim përfaqësim dhe sigurisht Zefi do ti rikthehej atij projekti që u la përgjysëm në vitin 2019.”

🔙 Zoti Gazmend Bardhi, në bazë të deklaratës tuaj, kam disa pyetje për Ju:
1️⃣ Ju po deklaroni që në vitin 2019, paskeni mbyllur një projekt me Z.Hila ? Konkretisht sqaroji Qytetarët e Bashkisë Vau Dejës, çfarë është ky Projekt,Sepse unë vetë jam e sqaruar dhe jam ne dijeni të plotë, por po ta lë si mundësi ta sqarosh “ kush jeni ju që mbyllni projekte në emër të qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës ”!

2️⃣ Ju deklaroni që me Zefin, në 2021 keni diskutuar dhe marrë një vendim, të cilin ju jeni të detyruar me çfardo lloj kostoje personale ta mbani? Konkretisht Banorët dhe Demokratët e Bashkisë Vau Dejës, duan të dinë cili është ky vendim dhe pse ka kosto personale për ju?

3️⃣ Ju deklaroni që “ duke qënë se nuk ka përfaqësim tjetër në nivel Lokal….” Unë personalisht, nuk e di kush jua ka thënë këtë gjë?! Zefi apo Gentian Ndoj ?!, që u emërua i komanduar nga Ju, pasi nuk ishte vullneti i Demokratëve për Kryetar Partie ! Pse Bashkia Vau Dejës me tanë këto të rinjë e të reja, vetëm një Individ ka ?
🙄 Habitem me memorien tuaj, sepse në 2021, kishim propozime për kandidaturë deputeti edhe një Djal të ri, I cili u dogj në mënyrën më barbare të orkestruar nga Ithtarët e Kultit të Individit, vetëm që të japin mesazhin që PD është pronë e një Individi! Por unë dhe shumë si unë e mendojnë ndryshe, që PD është e të gjithëve dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë, që të kenë qarkullim elitash, në veçanti t’ju jepet mundësia të rinjëve!

4️⃣ A mund të më thoni se si mund ta vendosësh Kandidaturën e një Personi para dy vitesh ?! Duke parë situatën Politike dhe Partinë e Majtë që Zoti Hila po Kandidon, mund të sqaroni Faktorin Ndërkombëtar dhe Opinion Publik, cili është Qëndrimi Juaj Politik dhe si e votoi Kryesia që ju zotoheni nën Siglën e Partisë Demokratike, Kandidatin e Partisë së Majtë “ PL ” të Ilir Metës ?

5️⃣ Për ta përmbyllur Z.Bardhi, a u pyetën Demokratët e të gjithë Shqipërisë për vendimarrjen tuaj, duke lënë shumicën e Bashkive pa përfaqësim ?
– A e di Kryesia dhe ju Zoti Bardhi që ky është një element kyç i humbjes së mbështetjes së Faktorit Ndërkombëtarë, sic ndodhi në Vitin 2019?
– A e dini se jeni zgjedhur nga Demokratët dhe çdo vendimarrje e tillë duhet të bëhet me miratimin e demokratëve, që të mos përsëritej 2019?

▶️ Shqipëtarët, Demokratët dhe Faktori Ndërkombëtarë kanë nevojë të dinë të vërtetën, se kujt po i shërben Gazmend Bardhi dhe Kryesia që ai po Zotohet ❓️❗️

Artikulli paraprak30 VITE NGA VIZITA E PAPËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërBENET BECI: SHKODRA ËSHTË POZITIVE, DUHET TA VËMË ATË NË JETË