Jurgen Klopp në versionin origjinal, trajneri i Liverpool thotë përherë atë që mendon dhe nuk kursehet as këtë herë në prag të nisjes së sezonit të ri në Premier League. I pyetur për sezonin e gjatë që do të ndërpritet në muajt nëntor-dhjetor, ai thekson:

“Jam i nxehur, edhe me ju gazetarët sepse nuk po e bëni siç duhet punën tuaj. Të gjithë e dinë që kalendari nuk është në rregull por askush nuk flet.

Diçka duhet të ndryshojë. Nuk mund të evitojmë që të flasim për probleme të tilla të mëdha. Pse nuk qëndrojmë një moment dhe t’u themi FIFA-s dhe UEFA-s t’i japin fund.

Lojtarët që do të shkojnë në finale apo gjysmëfinale do ta kenë të vështire të rikthehen të luajnë një javë më vone. Kjo nuk është në rregull”.

Artikulli paraprakDONI TË JENI PRONAR I NJË ISHULLI? JA ISHULLI SKOCEZ NË SHITJE SA ÇMIMI I NJË APARTAMENTI
Artikulli tjetërGODITJA E CENTRALIT ATOMIK, VIJOJNË PËRPLASJET MES RUSISË DHE UKRAINËS