Ministri dhe deputeti socialist Blendi Klosi, njëherësh i deleguar i PS për qarkun e Beratit ka reaguar lidhur me takimin e mbajtur sot nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Në një reagim në fb, Klosi teksa deklaron se të pranishmit në Pallatin e Kulturës nuk ishin as sa gjysma e atyre që u raportua në media, por se edhe ata sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me PS. “Si i deleguar i PS në qarkun Berat dëshiroj të ndaj një të vërtetë të thjeshtë lidhur me takimin e sotëm të Ben Blushit në qytetin e 1001 dritareve. Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm si anëtarë dhe themelues të PS! Fatkeqësisht kjo është e pavërtetë dhe pjesëmarresit kanë ngjallur një ilaritet të madh në PS e Beratit për hir të së vërtetës. Te pranishmit, as sa gjysma e numrit te deklaruar për mediat, s’kanë asnjë lidhje me PS. Jo vetëm kaq”. Sipas Klosit, “ky ka qenë nje rast i mirë mesa duket që njerëz të PD apo të të gjjtha partive, të kalojnë një të shtune duke sharë Qeverinë dhe PS nën udhëheqjen e një deputeti të PS!”
/ Star Plus TV /