Psikologët e qytetit të Shkodrës, pedagogë të psikologjisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” së bashku me student janë mbledhur në një takim me ministrin e mirëqënies sociale Blendi Klosi
për ngritjen e urdhërit të psikologut. Ministri Klosi tha se ligji për urdhërin e psikologut ishte një domosdoshmëri. Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi vlerësoi ngritjen e urdhërit të psikologut. Të gjithë ata që kërkojnë të ushtrojnë funksionin e psikologut por edhe për punonjësit social kërkohet një regjistrim dhe një sërë dokumentesh në mënyrë që këto profesione të jenë të çertefikuar dhe të kenë një status në qeverinë shqiptare.