Një javē pas operacionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave pēr ndalimin e shkatërrimit të Malit tē Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive në majēn e Malit të Tomorrit.
Pas ecjes në shtegun turistik drejt kalasë së Tomorrit, ministri Klosi dhe të rinjtë mbollën rreth 300 pemë, nē shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror tē Tomorrit në destinacion turistik dhe historik, si vendi që përveç bukurive natyrore, ofron dhe turizmin historik.
“Jemi me një grup të rinj nga Qarku i Beratit, për të promovuar Parkun Natyror tē Tomorrit. Jemi në kalanë e Tomorrit, vend që sipas legjendave ështē njē vend i mrekullueshëm, vend që sipas legjendave është një vend magjik.”- tha ministri Klosi.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit deklaroi se koha e barbarisë së shkatërrimit dhe shfrytëzimit të Tomorrit ka marrë fund dhe se tani vendi do t’i kthehet zhvillimit të turizmit.
“Njē javë mē parë erdhēm dhe dënuam krimin mjedisor që kanë bërë grup barbarësh, por ne me të rinjtë duam të promovojmë turizmin natyror, bukuritë e natyrës që është mē shumë se kaq një mrekulli botërore. Ftoj të gjithë ata që nuk e kanē parë, i ftoj të gjithë të vijnë ta vizitojnë sepse tē rinjtë do u bëjnë një guidë të mrekullueshme”, përfundoi fjalën ministri Klosi.
Fshati Qafë – Dardhë, pranë Malit të Tomorrit, do të jetë pjesē e “100 fshatrave turistikë”, nismë që ka marrë tashmë mbēshtetjen buxhetore të qeverisë në kuadrin e zhvillimit turistik të vendit.