Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka mbledhur në Kryeministri disa nga drejtorët kryesorë të institucioneve në vend. Drejtori i AKU-së, Drejtorët e Policisë dhe ata të Tatimeve kanë marrë pjesë në takimin e zhvilluar.
Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri Blendi Klosi, ka thënë se këtë vit turizmi ka shënuar rritje. Në kuadër të bashkëpunimit institucional,
Klosi ka thënë se këtë vit ka një koordinim midis institucioneve për plotësimin e kritereve e për të rritur cilësinë e shërbimit në plazhet shqiptare. Klosi ka theksuar se janë hapur 25 qendra shëndetësore funksionale.
Turizmi në trend rritës, 30% më shumë pushues se viti i kaluar. Statistikat e rritjes së turistëve janë të mirëpritura. Kemi marrë disa aksione, mes tyre “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”. Me dhjetra mijëra vullnetarë spostuam plehrat nga vendi.
Po bëjmë mbledhje të rregullta me prefektët. Këtë vit kemi një rritje me 17% të të huajve që hyjnë në Shqipëri. Plazhet do jenë të pastërta, kemi marrë masa. Duhet të sigurojmë cilësinë e shërbimit. Verifikoji, plazhet janë më të pastra këtë vit.
Është fakt se ka një ndryshim në ckëtë çështje. Jemi kokëulur nga bilanci i vitit që shkoi. Janë reduktuar ndjeshëm zhurmat në zonat urbane dhe ato bregdetare. Shtrihet për herë të parë rrjeti i kullave të vrojtimit.
Të shpresojmë që shifrat do na japin të drejtë. Janë ngritur 25 qendra shëndetësore. Të gjithë segmentet shëndetësore janë funksionale. Viti 2018, nga veriu në jug, kemi më shumë aktivitete.