28 fëmijë të komunitetit rom dhe egjyptian erdhën bashkë me Ministrin e Mirëqënies Sociale Blendi Klosi me një furgon në shkollën 9-vjeçare “Salo Halili”. Këto fëmijë janë larguar nga rruga tha ministri në ditën e parë të shkollës dhe në të gjithë vendin janë 200 të tillë.Ministri Klosi pranoi problemet siç është jo rrallë herë braktisja e shkollës.

Zëvëdësministrja e arsimit Nora Malaj ka një thirrje për pushtetin lokal ndërsa problem janë vajzat që në moshën 13-vjeçe braktisin shkollën për shkak të martesave të hershme.Sa i përket fëmijëve të ngujuar Malaj thotë se në qarkun Shkodër janë 18 ndryshe nga shoqata e pajtimit që jep një shifër prej 35 fëmijësh të ngujuar.Ministri Klosi dhe zëvendësministrja Malaj vizituan edhe mjediset e brendshme të shkollës 9-vjeçare “Salo Halili”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NOTË PROTESTE FSHF PËR ARBITRIMIN
Artikulli tjetërKLOSI: 40% MË SHUMË NË SHKOLLAT PROFESIONALE