Pas prezantimit 2 ditë më parë në Shkodër të projektit për rivitalizimin e lumit Buna, kësaj radhe ne qendrën e vizitorëve të zonave të mbrojtura në Velipoje, ka qene vetë ministri i mjedisit Blendi Klosi. Ai i shoqeruar edhe nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka prezantuar këtë projekt me vlerë 2 milion euro që do të sherbeje për peisazhin e mborjtur të lumit Buna.

Duke filluar nga Liqeni i Shkodrës, lumi Buna ecën për 44 km si një kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, për t’u derdhur më pas me Detin Adriatik. Lumi është pjesë e Peisazhit të Mbrojtur të Lumit Buna dhe Territoreve Ligatinore Përreth Tij, një zonë kjo e mbrojtur në Shqipëri që është shpallur si një Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare (Zonë RAMSAR).

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË
Artikulli tjetër“I PARI QË DENONCOI TAHIRIN” JA KUSH DO FLASË NË PROTESTËN E OPOZITËS