Të hënën më 7 Janar Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisw procedurat për ngritjen e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion njohur ndryshe si SPAK.

Po ashtu pritet që në mbledhjen e nesërme, e cila do të mbahet në ambjentet e ish-KLD-s të emërohen në detyrë edhe 6 magjistratët të cilët prej 4 muaj kanë mbetur pa punë dhe pa pagesë pasi nuk u emëruan.

Shkak për mosemërimin e tyre u bë kufizimi i kompetencave të kryeprokurorit me ndryshimet ligjore dhe reformën në drejtësi.
Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme.

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandat nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

Prokurorët e Posaçëm, në ushtrimin e funksioneve të tyre, veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë

. Prokurorët e posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme, të dhëna me shkrim nga prokurori më i lartë, sipas këtij ligji. Prokurori më i lartë nuk mund t’i japë udhëzime një Prokurori të Posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes.

Ndërsa prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK do të kenë kufizime dhe kontrolle në komunikimet elektronike jo vetëm të tyre por edhe të familjarëve të cilët do ti nënshtrohen kontrollit.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PROBLEME NE EUROPE, VIKTIMA NGA ACARI DHE KAOS NË UDHËTIME
Artikulli tjetërDITA E UJIT TË BEKUAR, TË RINJTË SFIDOJNË TË FTOHTIN, HIDHEN NË LUMË PËR TË KAPUR KRYQIN