Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka kthyer përgjigje Arbër Çekajt, i cili është në proces gjyqësor për 613 kilogramët e kokainës që u kapën në Maminas, për shkarkimin e prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.

Ibrahimi, në një shkresë dërguar dy avokatëve të Çekajt Dritan Jahaj dhe Faslli Cekaj, thotë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në procedime penale konkrete. Kreu i KLP-së orienton Arbër Çekajn duke cituar ligjin, që t’i drejtohet prokurorit të çështjes, apo gjykatës ku po zhvillohet procesi.

Çekaj i ishte drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancat e mëparshme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli është shprehur se nuk i druhet asnjë kërcënimi.

Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burg ndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat (bananet) duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.

Ai hodhi akuza të fortë ndaj prokurorisë shqiptare duke thënë se droga u zbulua nga italianët të cilët montuan kamera në kontenier për dorëzim të kontrolluar por hetuesit shqiptarë e ndalën operacionin duke mos kapur trafikantët e vërtetë dhe duke krijuar një grup kriminal imagjinar.

Artikulli paraprakSHQIPTARËVE IU KAP KOKAINË CILËSISË E LARTË, PËRPLASIN MAKINËN E POLICISË
Artikulli tjetërSTUHIA “CIARA”,VOGËLUSHI HIDHET DISA METRA MË TUTJE SI PASOJË E ERËRAVE