Kontrolli i Lartë i Shtetit para pak kohësh ka zbarkuar në bashkinë Malësi e Madhe teksa ka konstatuar disa shkelje nga një auditim i bërë.
KLSH ka konstatuar shkelje nga procedura e prokurimit teksa është përdorur procedurë “Prokurim me vlerë të vogël”. Ende nuk ka përfunduar procesi i transferimit të arkivave të ish-komunave. Kërkohet të merren masa për ndërprerjen e shërbimit të ruatjes së objektit të pakontraktuara gjatë 2016-ës si dhe të mos lejohet marrëveshje e cila nuk përcakton përgjegjshmëri. Një vlerë prej 919 mijë lekë nuk është arkëtuar si e ardhur nga taksa e fjetjes në hotel. KLSH i bën me dije bashkisë Malësi e Madhe se të ardhurave nuk janë sipas mundësive reale dhe janë planifikuar më pak. Mosmenaxhimi i mirë i resurseve që ka Malësia e Madhe ka bërë që nga 24 milion planifikimi të paraqitet 7 milion lekë. 99 subjekte janë debitor deri me 31 dhjetor 2015 me një vlerë prej 17 milion lekësh dhe bashkia Malësi e Madhe nuk ka mbledhur këtyo detyrimeve. 11 objekte që janë në pronësi të bashkisë janë zënë forcërisht duke shkaktuar një dëm financiar prej 6 milion lekësh. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor nuk ka kërkuar në rrugë ligjore arkëtimin e gjobave me vlerë 2 milion lekë. Edhe në investime rezultoi mangësi në dokumentacion. Si shkak i mos kërkimit të shpërblimit të dëmit në disa raste shuma totale që nuk shkon në buxhet është rreth 18 milion lekë. 8 milion lekë është dëmi nga dy tendera, “Gjelbërim i Rrugës Çulaj” dhe “Ndërtim i Rrugës Murriq-Qendër-Vukël”. 1 milion lekë nuk janë arkëtuar për 21 subjekte për taksën e ndërtesës ndërsa 12 subjekte nuk kanë paguar për reklamat. Dëm financiar ka edhe për mosmenaxhimin e tregut nga bashkia. Fondet publike nuk janë përdorur me efektivitet, kjo në 2 raste me një vlerë kontrate prej 5 milion lekësh. KLSH lë rekomandime edhe për masat disiplinore dhe administrative deri në largim nga puna që duhen marrë për 16 punonjës, pjesa më e madhe drejtor të zyrave. KLSH shprehet se do të ndjek me vëmendje marrjen e masave të bashkisë Malësi e Madhe për përmirësim ekonomiko-financiar dhe mirëpërdorim të fondeve publike.