Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Feliks Baçi, pas një auditimi të kryer në këtë institucion për periudhën Janar 2016 deri më Dhjetor 2017.

KLSH thotë se në total, nga auditimi rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Shtetit, arrin në vlerën 48 milionë leke dhe efekti negativ financiar arrin ne vlerën 30 milionë leke.

Nga auditimi i KLSH, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave .Për të gjitha shkeljet e konstatuara, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal nr. 1312/26, date 15.05.2018, respektivisht për z. F.B.,

në cilësinë e ish-Drejtorit Ekzekutiv të Aviacionit Civil, i cili në mospërmbushje të detyrës së tij funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal,

pa përjashtuar edhe përgjegjësinë e personave të tjerë punonjës dhe ish-punonjës të Aviacionit Civil të konstatuar nga KLSH apo dhe persona të tjerë të cilët mund të konstatohen si përgjegjës gjatë hetimeve të mëtejshme penale, për shkeljet e trajtuara hollësishëm në Raportin Përfundimtar të Auditimit.

Artikulli paraprakGRABITET PIKA E KËMBIMIT VALUTOR
Artikulli tjetërPERPLASEN DY MJETE TEK URA E MILOTIT,PLAGOSET NJE GRUA