Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditit në Ministrin e Energjisë mbi marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes së CEZ, ka depozituar kallëzim penal për ministrin Damian Gjiknuri.
KLSH thotë se, ministria e Energjisë dhe Avokatura e Shtetit i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 479 milionë euro. Nga këto 95 milionë euro nga pagesa e rënë dakord në marrëveshje, 352 milionë euro nga detyrime financiare të prapambetura si rrjedhojë e keqmenaxhimit në periudhën 2009-2012 dhe 32 milionë euro nga zhvlerësimi në zero i vlerës se 24% te aksioneve te shtetit. Çështja kryesore e auditimit të KLD-së ka qenë marrëveshja e nënshkraur nga Grupi i Punës së ngritur me vendim qeverie për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarërveshjes mes shtetit shqiptar dhe CEZ. Në përfundim të këtij auditimi, rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit. KLSH nënvizon se në këtë vlerë dëmi nuk janë llogaritur kostot shtese që do duhet të përballohen nga vetë shteti shqiptar për rigjallërimin e sistemit energjetik dhe kthimin në parametra financiare normale të kësaj shoqërie publike. Mbi këto shkelje të konstatuara, KLSH ka depozituar pranë organit të prokurorisë kallëzimin penal për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.