Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar së fundmi një auditim në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe ka dalë në përfundimin se shumica e perlave natyrore të kësaj pjese kanë mbetur jashtë vëmendjes, duke lejuar të abuzohet.
Zona e Thethit, sipas KLSH, është lënë në mëshirë të fatit duke lejuar ndërtimin e bujtinave apo ndërhyrjeve të tjera pa asnjë lloj vlerësimi mjedisor.
Por analiza e KLSH ndalet edhe te situata në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna ku hasen dy problematika kyçe. Së pari çështja e peshkimit të paligjshëm ka dëmtuar liqenin ndërkohë që organizmi i ngarkuar për menaxhimin ka konflikt interesi.
Në një intervistë për mediat Kreu i Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër Agim Dardha thotë se raporti qëndron dhe I është referuar gjuetisë së paligjshme në liqen dhe ndërtimeve pa leje në Theth por ky sipas Dardhës është një fenomen i mbartur ndër vite
Dardha mohon se në Theth të kenë rilindur ndërtime të reja, sipas tij janë ndërtuar shtesa në disa objekte të cilat janë brenda vijës së verdhë duke mos cënuar asnjë zonë fizike që ka të bëjë me monument të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike
Lajmi lidhur me auditimin që KLSH ka bërë pranë administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka trazuar jo pak ujrat pranë kësaj administrate
Në raportin e KLSH thuhet se AdZM Shkodër, nuk disponon të dhëna të plota dhe mungon bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe institucionet tatimore, për të bërë të mundur
gjetjen e rrugëve për krijimin e të ardhurave nga shfrytëzimi që bëhet nga persona fizikë e juridikë të peizazhit të monumenteve natyrore,të trashëgimisë natyrore e kulturore dhe vlerat historike të ZM”