Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 4 ish drejtues të Hipotekës Shkodër. Në prokurori kanë shkuar dhe 5 juristë e 5 hartografë të Hipotekës Shkodër.Sipas KLSH-së 14 zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 mln lekësh.
Ata akuzohen për shkelje të ndryshme në regjistrimin e pasurive.Auditimi në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër u bë për periudhën Janar 2013 – Qershor 2015 të aktivitetit të këtij institucioni.“Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore mbi bazën e të cilave KLSH, me shkresën nr. 702/22 datë 11.01.2016, ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër, kallëzim penal për 14 persona nëpunës të këtij institucioni (4 ish-Drejtues të ZVRPP Shkodër N.K, O.V, P.Z, I.N, 5 jurist B.L, R.H, V.P, E.Sh, A.N. dhe 5 hartograf B.Sh, S.H, G.T, A.T, R.G), me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, të cilët nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 milion lekë, si dhe kanë regjistruar pasuri me AMTP në të cilat nuk përcaktoheshin kufizimet si dhe AMTP të fotokopjuara dhe të panoterizuara; kanë regjistruar pasuri me Sekuestro Konservative duke lëshuar çertifikata pronësie, çka ka rezultuar më pas dhe në shitjen e këtyre pasurive; kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit; kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë; kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit “Pyll” duke ndryshuar zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore” informoi sot KLSHNë 76 raste, kanë regjistruar pasuritë me Sekuestro Konservative për llogari të Kreditorit “CEZ”sha, duke lëshuar çertifikata pronësie dhe duke shitur 76 pasuri të paluajtshme” informon KLSH.Menjëherë pas këtij lajmi ministri i Drejtësisë urdhëroi kryeregjistruesin të largojë menjëherë nga detyra punonjësit e ZVRPP Shkodër.“Ministri i Drejtësisë përshendet KLSH dhe nxit prokurorinë të thellojë hetimet dhe të sqarojë përgjegjësit. I kërkon ZVRPP të bashkëpunojë me prokurorinë për hetimin e plotë të çdo transaksioni të dyshimtë” informon ministria përmes një deklarate për median.